Vila Bimbli
Vila Bimbli ndodhet në shëtitoren 1 Maji rrethuar nga gjelbërimi fare pranë liqenit të Pogradecit. Është një strukturë e re e moderne e kohëve të fundit me ambiente tepër të këndshme për pushime dhe relaks në çdo stinë të vitit. Disponon bar brenda dhe bar në verandë. Restorant me gatime tradicionale me bazë gatimet e peshkut ku do të mund të shikoni koranin, belushka,ngjala, trofta etj. Ka ne dispozicion 11 dhoma, 3 suita të gjitha me pamje nga liqeni dhe të mobiluara me finesë, dhe të pajisura me TV,milibar,kondicioner etj. Sistem ngrohje qendrore me kaldajë. Fare pranë hotelit ndodhet dhe liqeni me plazhin e tij të mrekullueshëm. Parkim dhe ambiente të gjelbëruara me mundësi argëtimi për fëmijët.


Ndodhet ne zemër të Parkut Kombëtar të Llogarasë, me arkitekturën e tij klasike dhe moderne e cila ndërthuret mjaft bukur me ambientin që e rrethon ju fton për të pushuar në çdo stinë të vitit.
Hotel Stela i projektuar ne menyre origjinale, me paisje bashkohore ku kombinohet ne menyre perfekte eleganca dhe thjeshtesia,duke krijuar nje atmosfere ekskluzive kosmopolitane.
Hoteli është i vendosur në distancë këmbësori nga të gjitha godinat kryesore qeveritare, të bankës qëndrore, Muzeut Historik Kombëtar, galerisë së arteve, Teatrit të Operas dhe Baletit, Univeritetit të Tiranës, Universitetit Politeknik të Tiranës, godinës qëndrore të Akademisë së Arteve, stacionit të trenit, etj..